18.5 C
Tirana

Apokalips në Azinë juglindore, tajfuni “Kalmaegi” lë mbi 190 të vdekur

Më datë:

Tajfuni i fuqishëm “Kalmaegi” ka lënë pas një bilanc tragjik në Azinë Juglindore, duke vrarë të paktën 188 persona në Filipine dhe pesë të tjerë në Vietnam, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet e të dy vendeve.

Pas shkatërrimit që shkaktoi në Filipine, stuhia u drejtua me shpejtësi drejt Vietnamit qendror, ku erërat arritën deri në 149 km/h dhe lanë pas një zonë të tërë të rrënuar nga përmbytjet, rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i mijëra banesave.

Aktualisht, “Kalmaegi” po lëviz në drejtim të Kamboxhias dhe Laosit.

Ushtria në terren, mijëra të evakuuar

Qytetet përgjatë bregdetit qendror të Vietnamit u gdhinë të mbuluara nga rrënojat dhe mbetjet e stuhisë.

Pemë të rrëzuara, çati të shqyera dhe xhama të thyer tregojnë fuqinë shkatërruese të tajfunit. Mijëra persona kaluan natën në shkolla dhe ndërtesa publike, ndërsa ushtria me mbi 260 mijë efektivë, 6 700 automjete dhe gjashtë avionë u vendos në zonat më të prekura për të ndihmuar popullsinë.

Kryeministri i Vietnamit, Pham Minh Chinh, mbajti një mbledhje urgjente me autoritetet lokale, duke kërkuar që “asnjë person të mos mbetet pa ushqim, pa ujë apo pa strehë”.

Vetëm në provincën Dak Lak, 350 kilometra në verilindje të Ho Chi Minh City, qindra shtëpi janë shembur ose janë përmbytur, ndërsa reshjet dhe erërat e forta vijojnë të godasin rajonin.

“Shtëpitë u zhdukën, nuk shpëtuam asgjë”

Para se të mbërrinte në Vietnam, tajfuni “Kalmaegi”, i njohur në Filipine si “Tino”, kishte shkatërruar qytete të tëra në ishujt qendrorë, veçanërisht në Cebu, një prej zonave më të populluara dhe turistike të vendit.

Raportohet se brenda 24 orëve ka rënë shiu i 1 muaji, duke shkaktuar rrëshqitje dheu e përmbytje që fshinë lagje të tëra.

Në Talisay City, ku dëmet janë ndër më të mëdhatë, banorët janë kthyer për të kërkuar çfarë ka mbetur te shtëpitë e tyre.

“Nuk kemi më asgjë”, thotë Mely Saberon për BBC.

“Shtëpia jonë u zhduk. Kemi kaluar shumë tajfune më parë, por ky ishte ndryshe, më i egër, më i frikshëm.”

Qeveria e Filipineve shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa më shumë se 135 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. paralajmëroi se një tjetër tajfun po afrohet nga Paqësori, duke shtuar frikën për një valë të re katastrofash natyrore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...