Apeli i Posaçëm regjistron rekursin e Sajmir Tahirit për pezullim dënimi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Taihiri për pezullim dënimi.

Tahiri po vuan në burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, i përfshirë në skandalin e bujshëm të trafikut të lëndëve narkotike nga banda e habiljave.

Më herët SPAK ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar përmbyjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Më herët SPAK ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Gjykata e Posaçme e shpalli ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata konkludoi se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.

Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi