Anulohet takimi i kryeministrit Haradinaj me ministrin britanik Moore

Është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, shkaku i kushteve atmosferike.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se arsyeja e anulimit të këtij takimi kanë qenë kushtet atmosferike të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e Moore për në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi i tyre ishte paraparë të mbahej në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i Qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi