
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me ironi mbi nismën e kryeministrit Edi Rama mbi miratimin e projektligjit, që opinioni i gjerë publik tashmë e njeh me emrin paketa “anti-shpifje”.
Me një shënim në rrjetet sociale, Petrit Vasili, thotë me ironi se lufta e shefit te qeverisë për t’i mbyllur gojën medias është e drejtë, ndërsa shton se Ramës nuk i mbetet gjë tjetër, por vetëm të vijojë me ‘kokëfortësi’ betejën që ka nisur.
Postimi i Petrit Vasilit:
Ec Edi “heroi” i antifjales se lire!! Edi Rama i vetem, nje hero i vertete perballe “kazanit” kombetar dhe nderkombetar, qe i kerkon te largoje duart nga liria e medias dhe fjala e lire. Lufto Edi lufto. Lufta jote per ti mbyllur gojen medias,qytetareve dhe kujtdo eshte nje lufte e drejte. Kot te keqkuptojne Edi, mos u kthe mbrapsht, mos u dorezo,mos u terhiq.
Edi vër perpara Shkollepakesine tende dhe ec. Injoranca eshte forca jote. Padija eshte krenaria jote. Vulgariteti eshte fuqia jote.
Go Edi go!!!