Anglia befason Spanjën, shqiptarët asist në fitoren e Zvicrës

Anglia ka bërë befasinë në Andaluzi, ku është ndeshur me Spanjën dhe e ka mposhtur me rezultatin 2-3, në një ndeshje që dhuroi emocione e spektakël.

Në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, skaudra e drejtuar nga Gareth Southgate bëri një pjesë të parë perfekte dhe arriti të dërgojë tre herë topin në rrjetën e De Geas.

Raheem Sterling në minutat 16′ dhe 38′, dhe Rashford në të 30-ën, ishin autorët e golave për Anglinë, ndërsa Spanja e Luis Enriques u zgjua vetëm në pjesën e dytë.

Spanjollët u munduan të rihapin takimin me anë të Paco Alcacer në minutën e 58′, dhe dominuan në kontrollin e topit, por vetëm në minutën e tetë shtesë shënoi golin e dytë me anë të Sergio Ramos.

Fitore mori edhe Zvicra, në transfertën me Islandën, ku triumfoi 1-2. Golat për helvetët u shënuan nga Seferoviç dhe lang, të dy me asiste shqiptare, konkretisht të Xhakës dhe Shaqirit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi