Andromeda mund të ketë “gëlltitur” një galaktikë

Është gjetur simotra e Galaktikës “Rruga e Qumështit”, thotë një hulumtim i shkencëtarëve të Universitetit Michigan.

Sipas hulumtimit galaktika Andromeda e cila është fqinji më i afërt i “Rrugës së Qumështit”, para 2 miliardë vitesh ka ‘gëlltitur’ një galaktikë gigande “duke e bërë copë-copë”.

Hulumtimi i publikuar në revistën “Nature Astronomy”, tregon se nga galaktika gigande të cilën Andromeda e ka ndarë në copa ka mbetur një aureolë e përbërë nga yje që pothuajse nuk duket.

Galaktika, viktimë e Andromedës është quajtur M32p, ndërsa ajo është anëtari i tretë më i madh i Grupit Lokal të galaktikave pas “Rrugës së Qumështit” dhe Andromedës.

Rajoni ku gjenden mbi 50 galaktika me formë të shtangës dhe me gjatësi nga skaji në skaj prej rreth 10 milionë vitesh dritë quhet Grupi Lokal.

Supozohet se M32p është të paktën 20 herë më i madh se ndonjë galaktikë e cila me kohë është bashkuar me “Rrugën e Qumështit”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi