3.5 C
Tirana

Andrea Mano dhe Erjon Meka betohen si deputetë në Kuvend

Më datë:

 Andrea Mano i Partisë Demokratike dhe Erjon Meka i Partisë Socialiste u betuan sot në seancën plenare si deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimet e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit për Andrea Manon e PD dhe Erjon Mekën e PS.

Mbledhja shqyrtoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Andrea Nesti Manos, kandidat i listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021 dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Erjon Shërbet Meka, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021.

Pas verifikimit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rezultoi se nuk ka asnjë paligjshmëri në zgjedhje që t’i pengojë për të bërë betimin në seancë plenare.

Andra Mano zuri vendin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit ndërsa Erjon Meka vendin e Jurgis Ҫyrbjes, i cili dorëzoi mandatin e deputetit “për arsye shëndetësore”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në Lezhë-Shkodër/ Automjeti përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...

Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi...

Osmani në Budapest kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e...

Blushi: Të përshkallëzojmë aksionin opozitar në terren

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi...