Analizë vjetore, Marku në ‘sitë’ prokurorinë e Korçës e Pogradecit

Pas disa takimesh të bëra në disa qytete të vendit, sot kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka zbarkuar në qytetin e Pogradecit, ku po merr pjesë në analizën vjetore të prokurorive të rrethit Pogradec dhe Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se takimi i Markut me personelin e institucioneve ligjzbatuese të Pogradecit dhe Korçës po mbahet pa praninë e mediave.

E para e Prokurorisë në vend ka apeluar në takim me gjyqtarët dhe prokurorët në Shkodër dhe në Vlorë që të bëjnë më shumë në punën e tyre, të zbardhin ngjarjet kriminale si dhe të jenë korrekte dhe mos të intimidohen nga ndërhyrjet e mundshme nga ana e politikës.

Ajo tha disa ditë më parë në Vlorë, se ky qytet mbetet një nga zonat më të nxehta të krimit  në Shqipëri dhe për këtë kërkoi një punë më të detajuar e më profesionale nga togat e zeza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi