Ana ushtarake e “Vizion 2030”, Saudia blen 48 “Typhoon” nga Britania

“Vizion 2030”, një projekt saudit për modernizimin e jetës, ndërmarrë së fundi nga Princi Muhamed bin Selman, përfshin dhe fuqizimin ushtarak.

Kështu, së fundi Arabia Saudite ka vendosur të blejë 48 avionë ushtarakë të tipit Typhoon, nga Britania e Madhe. Kjo u bë e ditur në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së princit bin Selman në Britani.

BAE Systems, kompania e prodhimit që nënshkroi kontratën fitimprurëse, tha se blerja e 48 avionëve do ta ndihmonte Riadin që të modernizojë forcat e saj të armatosura në kuadër të planin ekonomik “Vizion 2030”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi