Amnesty International paralajmëron për udhëtimet në SHBA

Amnesty International publikoi një paralajmërim për udhëtimet, për ata që planifikojnë të vizitojnë SHBA-të duke treguar si arsye sulmet e armatosura në këtë vend,

Organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Britani, Amnesty International, me paralajmërimin e udhëtimit që ka publikuar këshillon personat që planifikojnë të vizitojnë SHBA-në që të jenë “jashtëzakonisht të kujdesshëm” për shkak të sulmeve të armatosura që po përjetohen.

“Organizata Amnesty International me këshillat e udhëtimit në SHBA u bën thirrje të gjithëve anembanë botës që të jenë të kujdesshëm”, thuhet në deklaratë, ku rekomandohet që vizitorët e këtij vendi të bëjnë “një planifikim urgjent të situatës”.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se “Kjo këshillë udhëtimi është bërë nën dritën e nivelit të lartë të dhunës së armatosur që vazhdon në SHBA”.

Po ashtu në paralajmërim ndaj atyre që do të vizitojnë SHBA-të kërkohet që të jenë “gjithmonë vigjilent” dhe të kujtojnë se armët mund të gjenden kudo në vend.

“Qëndroni larg vendeve të populluara me njerëz”

Ndaj vizitorëve që do të udhëtojnë drejt SHBA-ve është rekomanduar që të qëndrojnë larg vendeve të populluara me njerëz kryesisht larg aktiviteteve kulturore, nga vendet e adhurimit, shkollave dhe qendrave tregtare, si dhe është kërkuar gjithashtu që të jenë të kujdesshëm nëpër baret lokale, klubet e natës dhe kazinotë.

“Në varësi të gjinisë, racës, vendit të origjinës, prejardhjes etnike dhe orientimit seksual, vizitorët mund të jenë në rrezik më të madh për të qenë objektiv i dhunës së armatosur ku dhe planet e tyre duhet të jenë në përputhje me këtë”, është vlerësuar më tej në tekstin e paralajmërimit.

Sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut edhe SHBA-ja është përgjegjëse të sigurojnë mbrojtje për vizitorët kundër dhunës së armatosur, rikujtohet në tekstin ku theksohet se SHBA-ja nuk ka kaluar në veprim për të përmbushur këtë përgjegjësi.

Sulmet në SHBA

Në sulmin e armatosur të ndërmarrë gjatë fundjavës në një qendër tregtare në El Paso, Teksas të SHBA-ve humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.

Disa orë pas këtij sulmi, 9 njerëz të tjerë u vranë në një sulm të armatosur pranë një bari në Dayton të Ohio.

Pas hetimit nga njësitë e sigurisë amerikane, u njoftua se që të dy sulmet mbartin motive të “racizmit të bardhë”, dhe për sulmin në Teksas u vlerësua si “terrorizëm i brendshëm”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi