Amerika Latine do të ketë 230 milionë të varfër deri në fund të vitit 2020

Raporti thotë se me rënien drastike të turizmit, tkurrja e madhe ekonomike dhe ulja e remitancave për shkak të pandemisë do të lërë 45 milionë njerëz të tjerë në varfëri në rajon krahasuar me vitin 2019. Me rritjen e parashikuar, do të ketë 230 milionë njerëz të varfër në rajoni deri në fund të vitit 2020.

Sipas raportit, përhapja e COVID-19 do të gjenerojë një tkurrje ekonomike të parashikuar prej 9.1 për qind në rajon, që është më e madhja në 100 vjet.

Disa nga vendet me normat më të larta të infeksionit me COVID-19 si Brazili, Meksika dhe Kili tani janë të kërcënuara nga papunësia dhe mjerimi, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

– Pasqyra e koronavirusit në Amerikën Latine

Brazili është vendi i dytë i goditur më rëndë në botë, pasi ka regjistruar më shumë se 1.7 milion raste dhe gati 70.000 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë e Kilit tha se 3.133 raste të koronavirusit u raportuan në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 306.216 dhe 109 njerëz humbën jetën, duke e çuar totalin në 6.682. Qeveria njoftoi se nuk do të heqë masat e mbylljes në kryeqytetin Santiago.

Drejtuesit e Amerikës Latine nuk janë kursyer nga koronavirusi. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi në fillim të kësaj jave se është i infektuar me virus. Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez raportoi të enjten se ajo ka rezultuar pozitive me COVID-19.

“Ndihem mirë, ndihem e fortë”, tha Anez në një video të postuar në llogarinë e saj në Twitter. “Unë do të vazhdoj të punoj nga izolimi”, shtoi ajo.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Diosdado Cabello, gjithashtu njoftoi se ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

“Të dashur kolegë, dëshiroj t’ju informoj se pas testeve përkatëse, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Tani jam izoluar dhe po bëjë trajtimin e nevojshëm. Faleminderit për uratat tuaja të mira, me moral të lartë. Ne do te fitojmë”, tha ai në llogarinë e tij në Twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi