Ambasadorja suedeze Ahliny: Të pastrosh vendin në të cilin jeton është dashuri!

“Let’s Clean Pejton”, ka organizuar aksion pastrimi në lagjen Pejton të Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze.

Pjesë e aksionit për pastrimin e Lagjes Pejton ishte edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila tha se të pastrosh vendin në të cilin jeton është dashuri, sipas saj kjo gjë duhet të bëhet çdo ditë me aktivitete të tilla.

“Në ditën e Tokës, ndihem e lumtur që kam dalur për ti ndihmuar Lets Do It Kosova, me kolegët nga Italia dhe Norvegjia. Të pastrosh vendin në të cilin jeton dhe na rrethon të gjithë neve është dashuri. Ku do që jetoni, qëndroni qoftë edhe në kopshtin e juaj, ju duhet të jeni të vetëdijesuar që të pastroni me dashuri. Kjo gjë duhet të filloj prej se ju i hapni dritaret  e juaja dhe duke përfunduar me aktivitete të tilla”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, kreu i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se qytetarët dhe institucionet duhet të vetëdijesohen, pasi siç tha ai këtë që Lets Do It po e bën, duhet që secili ta bëjë çdo ditë.

Sipas Hasanajt, Lets Do It, nuk do të ndalet duke ngritur zërin që edhe institucionet e vendit të marrin përgjegjësin e tyre.

Ndër të tjera, Hasanaj shpreson që në vitin e ardhshëm në Ditën e Tokës, të vijnë po në këtë lagje për projekte të tjera e jo për pastrim.

“Kemi dal sot për të pastruar lagjen Pejton në Prishtinë. Sot po e bëjmë atë që në fakt duhet ta bëjmë çdo ditë që ambientet rreth nesh të jenë të pastërta. Ne si Lets Do It e bëjmë këtë, por duhet ta bëjnë edhe qytetarët edhe institucionet për një ambient të pastër. U jemi shumë mirënjohës ambasadave dhe ambasadorëve për vullnetin e tyre të cilët janë gjithmonë në krah të iniciativave tona, japin ndihmën e tyre në shumë projekte si dhe angazhimin i sotëm shkon në angazhim të asaj. Do donim që në vitin tjetër në ditën e Tokë të vijmë këtu jo që të pastrojmë, por të vijmë për projekte të tjera. Ne do të kujdesem si Lets Do It, që sa më shumë ta ngrisim zërin që ti ftojmë institucionet që të marrin përgjegjësi dhe sa më shumë të rrisim vetëdijesimin qytetar”, u shpreh Hasanaj.

Pjesëmarrës në këtë aksion pastrimi ishin edhe zëvendës shef i misionit të Italisë në ambasadën suedeze, Matteo Corradini, si dhe zëvendësi shef i misionit të Norvegjisë në Ambasadën Suedeze, Stein-Ivar Eide.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi