Ambasadorja Kim ka publikuar një foto në Twitter, ndërsa shkruan se takimi mes tyre vjen pas kthimit të Krajës nga SHBA.
“Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.


