Ambasadori Soreca sheh nga afër shkollat e rindërtuara në Laç: Cilësi me fjalën e fundit të shkencës! Rama: S’kanë asgjë më pak se shkollat e BE

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, kanë inspektuar sot shkollat që po rindërtohen në Laç, pasi u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Në një mesazh të shkurtër, gjatë inspektimit të shkollave “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia, ambasadori Soreca tha se gjithçka po ndërtohet me cilësinë më të mirë.

“Sot jemi në Kurbin për të vizituar dy shkolla, që po rindërtohen në saj të programit të financuar nga BE. 75 milionë euro për më shumë se 60 shkolla është fondi i dhënë nga KE. Sot kemi ardhur te shkolla e dytë që po ndërtohet nga fillimi dhe po vlerësonim cilësinë e ndërtimit me fjalën e fundit të shkencës dhe ky është solidaritet i BE për Shqipërinë në formë konkrete me anë të këtyre fondeve të dhuruara. Evropa është këtu”, tha ambasadori Soreca.

Edhe kryeministri Rama tha se shkollat po rindërtohen me një cilësi të lartë, që nuk kanë asgjë më pak se shkollat e mira në vendet e BE.

“Projekti ku jemi këtu është pjesë e fazës së dytë, pasi jemi drejtë finalizimit të fazës së parë me fondet e qeverisë. Tani jemi në fazën e dytë me fondet e BE për të vazhduar të ndërtojmë shkolla me një cilësi të lartë, që nuk kanë asgjë më pak se shkollat e mira në vende te BE. Elementi që doja të sillja në vëmendje është se shkollat e reja janë shkolla me eficensë energjetike, që garantojnë kursim energjie. Dua t’i falënderoj të gjithë partnerët tanë, por veçanërisht mikun tonë napolitan, ambasadorin Soreca”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi