Ambasadori palestinez: Plani paqësor amerikan i pavlefshëm

Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansur të martën e përshkroi marrëveshjen e mundshme, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si të pavlefshme, pasi injorojnë Kudsin dhe refugjatët.

“Nuk jemi të interesuar për atë çfarë do të propozojnë ata, sepse Kudsi është jashtë ofertës, refugjatët nuk janë përfshirë”, u tha Mansur gazetarëve në selinë e OKB-së në New York.

Mansur shtoi se Agjencia e OKB-së për ndihma të refugjatëve palestinezë (UNRWA) u shkatërrua për shkak të uljes së financimit të SHBA-së, vendbanimet hebreje të cilat “pak a shumë janë të pranueshme” dhe zgjidhja me dy shtete e cila po zbehet.

“Nëse keni sjellje të tillë që është parë nga SHBA-të, çfarë ka mbetur nga bisedimet? Prandaj nuk duam të merremi me diçka që është e pavlefshme, sepse çdo gjë që njëanshëm paralajmëruan, janë gjëra që nuk i hapin rrugën paqes dhe prosperitetit”, shtoi ai.

Njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga Trumpi në dhjetor 2017 u perceptua si zvarritje e angazhimit disa vjeçar i cili mbështet procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit.

Palestinezët kërkojnë Kudsin Lindor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967, si kryeqytet të shtetit të pavarur të Palestinës.

Më herët gjatë këtij viti SHBA-të pezulluan mbi gjysmën e fondeve të saj për UNRWA-në.

UNRWA ballafaqohet me mungesë mjetesh dhe si pasojë mund të pezullohet shkollimi në shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi