Ambasadori britanik në Ankara përgënjeshtron pretendimet mbi pajsijet e dhuruara nga Turqia

Ambasadori britanik në Turqi, Dominick Chilcott, përgënjeshtroi pretendimet se vendi i tij do t’i kthejë 400 pajisje mjekësore të dërguara nga Turqia në mbështetje të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Lajmet në median e Mbretërisë së Bashkuar se 400 pajisje mjekësore të dërguara nga Turqia janë të papërdorshme nuk janë të vërteta”, tha Chilcot në një postim në Twitter.

“Një numër i vogël i përparëseve kirurgjike të marra nga një furnizues privat nuk e kanë kaluar testin, por më shumë përparëse kirurgjike nga i njëjti furnizues tashmë kanë kaluar testin dhe janë të përshtatshme për t’u përdorur për Sistemin Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi ambasadori Chilcot.

Ai theksoi se qeveria britanike është falënderuese ndaj Qeverisë së Turqisë për mbështetjen me pajisje mbrojtëse personale për Britaninë.

“Shumica e prodhimeve ende presin të testohen në depot në Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqi. Këto nuk kanë aspak lidhje me pajisjet për mbrojtje personale që janë dhuratë e qeverisë turke për Mbretërinë e Bashkuar dhe as me 68 mijë veshjet mbrojtëse që i siguruan pas vonimit të dorëzimit nga furnizuesi në fjalë”, shtoi Chilcott.

Më herët, në një deklaratë me shkrim për AA, një zëdhënës i qeverisë britanike po ashtu përgënjeshtroi pretendimet në media se “veshjet mbrojtëse të dërguara nga Turqia për Britaninë nuk përputhen me standardet”.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm turk Yavuz Selim Kıran i mohoi pretendimet dhe tha se nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë marrë ndonjë informacion të tillë.

Në mbështetje të luftës kundër pandemisë COVID-19, Turqia ka dërguar ndihma mjekësore në dhjetëra vende të botës, përfshirë Italinë, Britaninë, Spanjën, SHBA-në, Somalinë, Libinë, si dhe vendet e rajonit, siç janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi