Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë

“Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”. Kështu shprehet Zv. Shefi i Misionit të SHBA në Detyrë Dan Koski në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, teksa shprehet i kënaqur nga ecuria e reformës në drejtësi.

Në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, Koski tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë. SHBA-të kanë qenë një nga mbështetëset më të mëdha të reformës në drejtësi dhe kanë kërkuar çuarjen e saj përpara. E me sa duket SHBA-të janë optimiste për vënien në funksion të kësaj reforme.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, tha Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi