“Alvin do të kthehet”, Afrim Berisha apel për ndihmë: E dimë të gjithë gjendjen e tij shëndetësore

Afrim Berisha, babai i Alvinit, në një postim në rrjete sociale ka bërë publike llogarin bankare për të ndihmuar në mjekim e  11 vjeçarit pasi ai të kthehet nga kampi i ferrit.

Berisha shprehet i bindur se Alvin do të rikthehet në shtëpi dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshime.

Babai i 11 vjeçarit shkruan që nga dita e transmetit të emisionit, ka marrë telefona e mesazhe pa fund që i japin zemër.

“Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë! Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar,” shkruan babai i Alvinit.

Postimi i plotë:

Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!

Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin
Iban: IT76K0521622902000000004577
Bic Swift: BPCV IT 2S 070

P.S
Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi