16.5 C
Tirana

Alibeaj – Spiropalit: Mblidh Byronë, detyrë e mazhorancës kthimi i normalitetit në Kuvend

Më datë:

Kryetari i Partisë “Djathtas 1912” i kërkoi mazhorancës të ulej e të bisedonte me opozitën për të zhbllokuar situatën e tensionuar prej disa javësh në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke marrë fjalën në Kuvend, teksa po diskutohej ligjit “Për kërkimin shkencor”, Alibeaj akuzoi mazhorancën se është fajtore për tensionet e krijuara, pasi sipas tij, është edhe përfituesja më e madhe.

Kjo, tha ai, u ngrit si shqetësim edhe në raportin e progresit të Bashkimit Europian.

“Ju e shikoni fare mirë që ky Parlament nuk po kryen funksionin parësor të vetin. Këtu gjysma nuk është dhe e di pse? Sepse ju, para një muaji përjashtuat gjysmën e këtij Parlamenti. Nuk i futem arsyeve se, si dhe pse. Por keni parasysh se përgjegjësia për funksionimin e këtij Parlamenti i takon mazhorancës. Dhe e keni në dorë. E kuptoj arsyen pse e bëni, siç e bëtë një vit më parë. Kërkoni të krijoni një konflikt artificial, sepse përfituesit jeni ju, në dëm të qytetarëve shqiptarë. Jua tha dje raporti i progresit i BE-së: Keni përfituar në dy raste, në amnistinë penale dhe në rastin e listave të mbyllura të të ashtuquajturës Reformë Zgjedhore”, tha Alibeaj.

Ai shkoi më tej duke hedhur akuza për bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për pazare të reja.

“Nëse nuk jeni duke përgatitur edhe një pazar të radhës, ndërprit seancën, thirr Byronë dhe hiq atë ndëshkim disproporcional që u ke bërë deputetëve të kësaj pjesës tjetër. E ke detyrim ta bësh tani. E ke detyrim t’u tregosh shqiptarëve që ky Parlament është i shqiptarëve”, deklaroi Alibeaj.

“Autorët kryesorë jeni ju”, iu drejtua Alibeaj Spiropalit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...