Alibeaj denoncon: Policia e Mallakastrës kërkon të mbyllë me presion, një akt kriminal

Partia Demokratike publikoi një video ku shfaqen dy persona të cilët largohen pasi i vënë zjarrin një automjeti. Sipas Demokratëve pamjet faktojnë zjarrvënien e qëllimshme ndaj makinës së nënkryetarit të bashkisë së Ballshit dhe njëkohësisht nënkryetarit të PD-së së Mallakastrës, Hajredin Serjanaj.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Enkelejd Alibeaj shkruan: 3 ditë më parë, në të gdhirë të 24 gushtit, dy persona i kanë vënë flakën me lëndë djegëse, makinës së nënkryetarit Serjanaj, i njohur si një ndër zyrtarët më korrektë e pa konflikte.

Pavarësisht se policia ka parë me pamje se djegia e makinës është e qëllimshme, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv.kryetarit të Bashkisë, Serjanaj, ta mbyllin këtë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do të ishte më mirë për të dy palët.

Heshtja dhe mbyllja me presion e një akti kriminal mund t’i shërbejë qetësisë së pushimeve të Ramës, Xhafës, bandave dhe krimit, me të cilin bashkëqeverisin, por qetësia e tyre është e rreme!, thuhet në postimin e Alibeajt./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi