Algjeri, mbi 200 viktima pas rrëzimit të avionit luftarak

 

 

Një avion luftarak është rrëzuar në Algjeri, duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 personave.

Avioni ishte duke transportuar dhjetëra ushtarë dhe pajisje luftarake, në momentin kur u regjistrua aksidenti ajror, rreth orës 8 të mëngjesit me atë lokale.

Pamjet e para të dëshmitarëve treguan një re të dendur tymi që u ngrit në qiell nga zona pranë pistës së fluturimit.

Të paktën 14 ambulanca dhe 10 zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa dhjetëra trupa u nxorrën nga ajo që kishte mbetur prej avionit luftarak, sipas raportimeve lokale.

Të gjitha rrugët drejt aeroportit u mbyllën për t’iu lejuar shërbimeve të emergjencës të gjithë hapësirën e mundshme për misionin e dëshpëruar të shpëtimit të ndonjë të mbijetuari të mundshëm.

Megjithatë, një burim i ushtrisë algjeriane i tha rrjetit televiziv “Al-Hadath” se nuk kishte të mbijetuar.

Avioni i përfshirë në këtë tragjedi ajrore ishte një “Ilyushin Il-78” dhe sapo ishte ngritur në fluturim nga baza ajrore “Boufarik”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi