Aleatët opozitarë në selinë e PD, takim urgjent me Bashën

Situata politike paraqitet disi e paqartë, pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara të 30 qershorit.

Duket se opozita e bashkuar ka vendosur të bëjë lëvizjen e radhës, pasi kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve në disa bashki të vendit. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “Balkanweb” se në selinë e PD në këto momente kanë hyrë Kryemadhi, Vasili, Duka dhe Mediu.

Ata pritet që të kenë një takim me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Kujtojmë se Basha tha se këto votime ishin një sukses për opozitën, pasi 80 përqind e shqiptarëve bojkotuan zgjedhjet farsë të kryeministrit Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi