Alarm fals për bombë në Rusi, terrorizohet Rostovi

Një alarm për bombë ka terrorizuar Rostovin në Rusi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Kroacisë dhe Islandës, që u luajt në stadiumin e këtij qyteti.

Policia ishte njoftuar për praninë e lëndëve shpërthyese në ambiente shërbimi si restorante e hotele dhe zbriti menjëherë në terren.

Forca të shumta policie, mjete zjarrfikëse dhe ambulanca, u stacionuan në pika kyçe të qytetit, ndërsa u mbyllën rreth 14 rrugë dhe u evakuuan shumë hotele e restorante.

Mediat raportuan për njerëz të shumtë që u nxorrën nga hotelet dhe qëndruan përreth 3 orë në rrugët e qytetit.

Gjithsesi pas një kontroĺli të detajuar, edhe me ndihmën e qenve nuhatës antieksploziv, rezultoi se alarmi ka qenë fals.

FIFA njoftoi se pjesëtarët e dy skuadrave janë të sigurt në rezidencat ku po qendrojnë dhe se nuk janë prekur nga evakuimi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi