AKU inspekton tregun e Bashkisë së Rrogozhinës, gjobit 4 subjekte që tregëtonin mish

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kësaj fundjave ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregun e Bashkisë së Rrogozhinës dhe në subjektet/individët ?që tregtojnë në ambiente të hapura, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndëshkimin ❌e çdo kundravajtjeje ligjore që shkon në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.

Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë u konstatuan në kushtet e flagrancës 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht?:

?Në subjektet/individët: I.D., A.D., D.C., A.V., me aktivitet “Tregtim mishi në ambjent të hapur” u konstatua se tregëtohej produkti mish? në ambjente të hapura (rrugë) në mungesë të kushteve higjeno-sanitare, i pa vulosur dhe nuk shoqërohej me certifikatë veterinare therje?.
Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese për këto subjekte/individë mori masat e përmbledhura si më poshtë:
a) Gjobë ?150,000 lekë (për secilin subjekt)për tregtim të produktit mish në ambjente të hapura në mungesë të kushteve higjeno-sanitare (600,000 lekë në total),

b) Për tregtim të produktit mish pa vulë dhe të pashoqëruar me certifikatë veterinare therje u bllokua ⛔ sasia prej 86 kg mish qingji dhe dele i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët?‍?‍?‍? që të bashkëpunojnë? duke denoncuar?? çdo rast shkeljeje apo abuzimi duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm ⬆ të Sigurisë Ushqimore në vend.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi