Aktori Sir Michael Gambon vdes në moshën 82-vjeçare

Aktori irlandezo-anglez, Sir Michael Gambon ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Sir Michael, i cili fitoi katër çmime “TV Bafta”, është i njohur për karrierën e tij të gjatë në TV, kinematografi, radio dhe teatër, që përfshin pesë dekada.

Vitet e fundit, Gambon luajti rolin e professorit Albus Dumbledore në gjashtë nga tetë eoisodet e filmit “Harry Potter”.

Ai është gjithashtu i njohur për rolin e detektivit francez, Jules Maigret në serialin ITV Maigret dhe për rolin e tij në serialin e BBC, “The Singing Detective”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi