Aktori i “Portokallisë” i bashkohet nismës “Dhuro Kohë, Rrëmbe Buzëqeshje!”

“Dhuro Kohë, Rrëmbe Buzëqeshje!” është nisma e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, pjesë e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, e cila bëri bashkë me fëmijët aktorin shumë të dashur për ta dhe publikun e gjërë, Irgen Çela.

Aktori i mirënjohur i “Portokallisë” së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, shoqëruan fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në shfaqjen “Matilda” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Për rreth 60 minuta fëmijët kanë ndjekur shfaqjen e pas përfundimit të saj përfituan për të qëndruar nën shoqërine e Irgenit, figurë shumë e dashur për ta.

Nismës “Dhuro Kohë, Rrëmbe Buzëqeshje!” iu bashkuan edhe të rinjtë vullnetarë, të cilët ishin shoqëruesi i ditës për secilin nga fëmijët.

Nisma të tilla do të zhvillohen çdo javë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, ku të ftuar do të jenë personazhet të njohura por edhe të rinjtë vullnetarë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi