Aksione proteste kundër dhunës mbi gratë

Në disa qytete të Zvicrës, me anë të lëvizjeve demonstrative në sheshe, gra dhe burra kanë tërhequr vëmendjen e publikut për dhunën e ushtruar mbi vajzat dhe gratë e reja, shkruan srf.ch. Këto aksione proteste janë zhvilluar si fillim i fushatës ndërkombëtare “16 ditë kundër dhunës mbi gratë”.

Në sheshin “Kornhausplatz” të Bernës, në shenjë të “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës mbi gratë” janë tubuar disa dhjetëra gra dhe burra të veshur me rroba të zeza, të cilët kanë bërë së bashku një zinxhir njerëzor. Aksione të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetet tjera zvicerane si në Cyrih, Bazel, Gjenevë, Lozanë, Biel, St.Gallen, Chur dhe Schaffhausen.

Nga e hëna (pasnesër) fillon fushata me plakatet që do të vendosen në 15 stacione hekurudhore të qyteteve të ndryshme të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Përmes kësaj fushate, të rinj prominentë tërheqin vëmendjen për problemin e dhunës mbi gratë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi