Aksidentohet në punë, humb jetën 62-vjeçari në Fier (Emri)

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Fratar të Fierit pasi është aksidentuar në punë. Mësohet se viktima është Rushit Brahimaj, i cili është dëmtuar nga një frezë gjatë punës.

Mjeti prerës i ka shkruar 62-vjeçarit dëmtime në pjesë të trupit dhe në gjymtyrë duke i shkaktuar plagë dhe gjakderdhje.

Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, 62-vjecari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi