Aksidentohet makina me maturantë, nisen drejt Tiranës me helikopter

Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Vocit.

Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidenturit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, teksa udhëtonin me makinë tip Benz me targa AA 046 VP.

Sipas policisë lokale shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit, fillimisht të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë nga Tirana bëhet e ditur se dy të rinjtë e aksidentuar janë Berajd Mazari 18 vjeç, si dhe Fitim Brahimi 18 vjeç, të dy në gjendje të mirë shëndetësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi