Aksidenti me një viktimë në Berat, arrestohet shoferi

Më datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Moravë, Berat ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në këtë ngjarje.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu është bërë i mundur arrestimi i 31-vjeçarit i cili drejtonte automjetin tjetër.

“Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...