Aksident në Pogradec- Qafë Thanë, plagoset fëmija dhe dy shoferët

Dy drejtues mjetesh të plagosur dhe një fëmijë, rreth dy vjeç, është bilanci i një aksidenti në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë.

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë. “Janë përfshirë në një aksident rrugor mjetet tip “Benz” me targa AA 891 ST, mjeti tip “Volksëagen” me targa TR1101N me drejtues shtetasin A.Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një shtetas i mitur i cili udhëtonte në mjetin tip “Benz” me targa AA 891 ST. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi