Aksident në Fier, ndërron jetë në spital 48-vjeçari

 

Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në fshatin Zharrëz të Roskovecit. Sipas informacioneve paraprake viktima ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

“Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier”, thotë policia.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi