Aksident në Berat, përplasen 2 automjete, plagoset nëna me djalin 9 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, në fshatin Otllak në Berat. Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë përplasur më njëra-tjetrën.

Mësohet se mjeti, tip “Mitsubishi” me targa AB 206 FA ka qenë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga prapa nga mjeti tip “Ford Fokus”, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Si pasojë 3 aksidentit janë plagosur nënë e bir, E dhe S. Çallmari, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë disa goditje në trup e kokë.

Dy drejtuesit e mjeteve, Q Çallmori dhe A Bendo nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, që pas kryerjes së vendit do të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi