Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 25-vjeçari humb kontrollin e makinës

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës.

25-vjeçari E.C. duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 25.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi E. C., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi