Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku ka humbur jetën një i moshuar. Policia njofton se në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

NJOFTIMI

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi