Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin Kukës-Morinë.Sipas policisë, të tre shtetasit e përfshirë në aksident janë nga qyteti i Fushë-Krujës.
Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në qytetin e Kukësit janë transportuar menjëherë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia.