Aksident i rëndë në Fier, makina autoshkollës përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kallm, të Fierit.

Një makinë tip ‘Benz’ autoshkollë është përplasur më një motor, pasi ka kryer një parakalim të gabuar.

Si pasojë e parakalimit të gabuar, makina tip ‘Benz’ ka përplasur motorin dhe më pas motori ka aksidentuar edhe dy këmbësore, nënë e bijë, të cilat kanë mbetur të plagosura.

Dy të plagosurat nënë e bijë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi