Aksident i rëndë në Elbasan – Papër, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan – Papër.

Si rrjedhojë e aksidentit automobilistik, janë plagosur 3 persona. Mes të plagosurve janë 2 fëmijë.

Mësohet se një makinë tip Benz ka goditur automjetin ku ndodheshin 3 personat e plagosur. Benzi u përplas me makinën tip Opel, ku ndodheshin katër të plagosurit.

Mes të plagosurve janë edhe drejtuesi i “Opelit” dhe bashkëshortja e tij. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Policia e Elbasanit ka dhene detaje nga aksidenti qe ndodhi sot ne aksin Elbasan-Peqin, ku mbetem te plagosur 3 anetare te nje familjeje, nena dhe 2 femijet e saj te mitur.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Çela 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Çela 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Çela dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi