Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas një 13-vjeçar

Një fëmijë 13-vjeçar është përplasur nga një mjet në fshatin Qytezë, Devoll.

policia bën me dije se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është bërë shoqërimi në polici i shoferit të mjetit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi