0.5 C
Tirana

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Më datë:

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. Fatmirësisht, ngjarja nuk ka sjellë viktima, ndërsa drejtuesi i mjetit


Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më të rënda dhe një tragjedi të mundshme.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat standarde, përfshirë njoftimin e ambulancës. Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu me inicialet F. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë të jenë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...

PD padi në Kushtetuese për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka ngritur padi...