0.5 C
Tirana

AKMC: Shuhen 17 vatra zjarri, disa vijojnë të mbeten problematike

Më datë:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se, si rezultat i punës së pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 17 vatrave të zjarrit në territorin e vendit.

Megjithatë, shton AKMC, disa vatra  vijojnë të mbeten problematike.

Në një informim publik për situatën e zjarreve në vend, AKMC bëri të ditur se, prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë.

100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura prej dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashke me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Po ashtu, puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi I flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku gjithashtu janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.

Po punohet nga frocat në një tjetër vatër aktive në fshatin Hoten, Vau Dejës, në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë, për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qendror si dhe në një vatër zjarri në bashkinë Konispol, fshati Shalës.

AKMC u bën thirrje për angazhimin maksimal për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri të gjitha institucioneve dhe strukturave të sistemit të mbrojtjes civile si dhe qytetarëve që të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...