14.5 C
Tirana

AKMC raporton ndërhyrjet në qarqe pas reshjeve

Më datë:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.

AKMC njofton se në qarku Lezhë vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
“Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.

Në qarku Durrës situata është drejt normalizimit. “Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë”, lexohet në njoftim.

AKMC po ashtu njofton se në Qarku Kukës të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Lidhur me qarkun e Shkodrës bëhet e ditur se është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë, ndërsa ,mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.

Përsa i takon qarkut Gjirokastër, aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.
“Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës”, njofton AKMC.

Sipas AKMC, në qarkun Elbasan vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë, në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi në seancë plenare/ Kurti thirrje deputetëve: Votojini marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje...

Rama: Buxheti i 2026, 1.7 miliardë euro për rritjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2026...

“Buxheti 2026 ka zero rritje taksash”/ Malaj: Me paqen fiskale, nuk ka asnjë amnisti penale!

Deputetët opozitarë i drejtuan një sërë pyetjesh sot, 19...

Polonia mbyll konsullatën e fundit ruse pas sulmit në linjën hekurudhore

Polonia do të mbyll konsullatën e fundit ruse në...