Akdag: Nga BE presim sinqeritet në çështjen e refugjatëve

Zv/kryeministri turk, Recep Akdag, në lidhje me premtimin e Bashkimit Europian për ndihmën me 3 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi tha se presin ndihmën shpejt dhe me sinqeritet.

“Si vendi që ka pritur më shumë refugjatë në botë ne jemi shumë të suksesshëm në këtë çështje”, është shprehur Akdag në një deklaratë për gazetarët, pas fjalimit të mbajtur në ditën e dytë të konferencës me temë “Mbështetja e Sirisë dhe e Ardhmja e Rajonit” të zhvilluar në Bruksel. 

Ai ka rikujtuar se Turqia ka një rol shumë të veçantë për refugjatët sirianë, ku ajo ka pritur 3.5 milionë sirianë. 

“Vendet që kanë mundësi duhet të marrin më shumë përgjegjësi” 

Vendet që janë larg me Sirinë duke përfshirë edhe vendet e Europës, kanë qëllimin e mirë për të ndihmuar, tha Akdag, duke shtuar se “Por kur vjen puna për vepra, për ofruar me të vërtetë mbështetje në këtë çështje, pikërisht këtu është pika ku ne duhet të ulemi dhe të mendojmë”. 

Akdag, ka tërhequr vëmendjen se nga pikëpamja e ndihmave të drejtpërdrejta nuk mund të thuhet se bota dhe Europa kanë kryer atë që është e nevojshme, dhe se pjesa më e madhe e barrës ka rënë mbi Turqinë, Jordaninë dhe Libanin.

Ai tha se konferenca ishte frytdhënëse nga pikëpamja e ndarjes së barrës dhe theksoi se vendet që kanë para dhe mundësitë duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

Duke bërë të ditur se me BE-në kanë një marrëveshje për dhënien e 3 miliardë eurove për nevojat e emigrantëve në Turqi, Akdağ ka tërhequr vëmendjen se BE-ja ka një burokraci të madhe për përcjelljen e kësaj shume. 

“Kemi përdorur rreth 1 miliard euro të kësaj shume. Po bisedojmë gjithashtu edhe mbi një marrëveshje të dytë për 3 miliardë euro. Duhet me patjetër të ulim burokracinë. Ne nuk presim që ata të mbajnë barrën në çështjen refugjatëve, por të paktën sado të kufizuar presim që ta kryejnë ndihmën shpejt dhe me sinqeritet”, tha zv/kryeministri i Turqisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mblidhen në Prefekturë, konstituohet këshilli bashkiak në Devoll

Ndonëse demokratët nuk lëshojnë Bashkinë, Këshilli Bashkiak i Devollit është konstituuar dhe kryetari i ri i Bashkisë ka bërë betimin në ambientet e Prefekturës. Gazetarja...

Macron: Duket se Europa po kalon një lloj lufte civile

Përfaqësuesve të Parlamentit Europian në Strasbourg, iu drejtua presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se Europa po kalon nëpër një periudhë të ndarjes...

“Vendimi i Parlamentit të Egjiptit, deklaratë lufte”

Ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Fat'hi Bashagha përshkroi vendimin e Parlamentit egjiptian për autorizimin e presidentit Abdel Fattah al-Sisi të ndërhynjë ushtarakisht...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...