https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Akar: Jepet në mënyrën më të ashpër kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera kundër njësive tona - Drita Tv

Akar: Jepet në mënyrën më të ashpër kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera kundër njësive tona

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se “Është dhënë dhe po jepet pa ngurrim dhe në mënyrën më të ashpër kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera kundër njësive dhe pikave tona të vëzhgimit në Idlib”.

Në përgjigje të një pyetjeje nga gazetari i AA-së lidhur me situatën e fundit në Idlib, Akar njoftoi se aktivitetet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në Idlib janë në përputhje me rregullat dhe marrëveshjet e nënshkruara dhe se objektivi i tyre në kuadrin e vetëmbrojtjes në operacionin “Mburoja e Pranverës” janë ushtarët dhe elementët e regjimit që sulmojnë njësitë turke.

Ndërsa në lidhje me pritshmëritë nga Federata e Rusisë, ministri Akar tha se “Pritshmëritë tona nga Rusia si vend garantues janë që ajo të përmbushë angazhimet e saj dhe në këtë kuadër të përdorë ndikimin e saj për të ndaluar sulmet e regjimit dhe të zbatojë kufijtë e marrëveshjes së Soçit”.

“Si vend garantues, ne kemi përmbushur dhe vazhdojmë t’i përmbushim të gjitha angazhimet që lindin nga dakordësimet e ndërsjella në Idlib. Aktivitetet që po kryhen në Idlib janë veprimtari që synojnë marrjen e masave të kërkuara nga të drejtat dhe përgjegjësitë e garantuesit që lindin nga marrëveshjet Astana dhe Soçi”, tha ministri turk i Mbrojtjes

Ministri është shprehur më tej se “Është dhënë dhe po jepet pa ngurrim dhe në mënyrën më të ashpër kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera kundër njësive dhe pikave tona të vëzhgimit në Idlib. Objektivi ynë në kuadrin e vetëmbrojtjes në operacionin ‘Mburoja e Pranverës‘ janë ushtarët dhe elementët e regjimit që sulmojnë njësitë turke”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi