AI: Persekutimi i muslimanëve të Arakanit është aparteid çnjerëzor

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) e ka quajtur “aparteid çnjerëzor” diskriminimin dhe persekutimin afatgjat të muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Në raportin e ri të organizatës, i cili mblodhi provat dhe intervistat dyvjeçare, tregohet në detaje mënyra e jetesës së muslimanëve Rohingya të Mianmarit ku thuhet se ata po i nënshtrohen “një sistemi të tmerrshëm të bazuar në diskriminimin e institucionalizuar, i mbështetur nga shteti, i cili arrin deri në Aparteidin çnjerëzor (sistem i diskriminimit racor)”.

Duke vënë në dukje se diskriminimi po përkeqësohet sidomos në 5 vitet e fundit, parashtrohet pyetja se me çfarë do të ballafaqohen kur të kthehen në shtëpitë e tyre ata të cilët kanë ikur nga operacionet ushtarake.

Në raport qëndron se qeveria e Mianmarit duhet t’u japë shtetësi dhe t’u sigurojë të drejtat tjera Rohingyave. Këtu paralajmërohet që zhvillimi ekonomik në Arakan nuk duhet të përdoret si një mjet i cili çon më tej në diskriminim.

Anna Neistat, njëra nga menaxhueset e organizatës, në raport ka potencuar se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjohet nga ky ankth dhe të përballet me të vërtetën e asaj se çfarë po ndodh me vite në Arakan”.

Neistat po ashtu thotë se komuniteti ndërkombëtar dhe donatorët duhet të jenë të sigurtë se mbështetjet e tyre nuk rezultojnë me pjesëmarrje në këto shkelje.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve.

Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë në kërkim të rrugëve për t’u larguar në Bangladesh. Supozohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi