Ahmeti e Abrashi japin dorëheqje!

Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi kanë dhënë dorëheqje nga pozita e asmblesitit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

KQZ dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare për kryetar të Prishtinës, ku Shpend Ahemti ka fituar edhe një mandat, pas balotazhit me Arban Abrashin e LDK-së.

Sipas vendimit të publikuar të KQZ-së, Ahmeti në asamble do të zëvendësohet nga kandidati i kësaj partie Mirsad Vitia.

Ndërsa, edhe Arban Abrashi i cili ishte kandidat për të parin e kryeqytetit ka dhënë dorëheqje nga posti i përfaqësuesit në asamble. Në vend të tij, vend në asamble ka fituar Mustafa Krasniqi, nga LDK.Abrashi është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi