Ahmetaj: Varfëria nuk matet me emocione çadrash

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur opozitës në Kuvend për varfërinë, duke thënë se ajo nuk matet “me emocione çadrash”.

“Unë do t’ju sjell tre fakte dhe dy kategori për të ndarë të vërtetën e asaj që iu referua, se ky Parlament është bërë realisht një bolori fjalësh ku të gjithë vijnë flasin, por asnjëherë me fakte dhe mbi sytë dhe veshët, vendosin emocionet e momentit, të protestës, të çadrës, por asnjëherë nuk vendonin emocionin e së vërtetës tek statistika. Dje apo pardje, opozita doli e foli për varfërinë. Dua të tërheq vëmendjen e të gjithë kolegëve, deputetëve majtas dhe djathtas, por edhe të qytetarëve për të vërtetën. Dje opozita tha se varfëria, në bazë të raportit të Bankës Botërore, është rritur dhe për të përqasur “të vërtetën” e opozitës unë ju kam sjellë qytetarëve dhe kolegëve të mi të vërtetën e raportit”, tha Ahmetaj.

Ai tha se në sipas raportit të BB, kulmi i varfërisë ka qenë në 2012.

“Do t’i lutesha kujtdo qytetari që është i interesuar ta shohë, është faqja e parë e përmbledhjes ku grafiku tregon qartë që varfëria në vitin 2012 ka arritur kulmin e në Republikën e Shqipërisë. Ky është raporti i Bankës Botërore. Pra, e vërteta nga podium i Partisë Demokratike, rrallë është e vërtetë dhe kur është e vërtetë, është e përmbysur dhe tjetra, ja ku i keni dhe grafikët ku tregon që numri i popullsisë në periudhën 2008-2012 që jeton me 2.5 dollarë dhe me 5 dollarë në ditë është rritur”, vijoi ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi