Agron Tufa i përvishet Baton Haxhiut: “Nuk ke atdhe o mercenar serb”

Shkrimtari nga Shqipëria dhe ish i persekutuari nga regjimi komunist, Agron Tufa, e ka quajtur tradhtar dhe mercenear gazetarin, Baton Haxhiu, pasi ky ka dalë publikisht pro ndryshimit të kufijve.

Tufa thotë se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.

“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, edhe unë po përsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi