
Agnis Sopi është vetëm një fëmijë 7 vjeç nga Kavaja me ëndrra dhe dëshira mëdha për të ardhmen. Ai nuk është si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, pasi prej kohësh i është përkushtuar pasionit të tij, futbollit.
Dashuria dhe pasioni i vogëlushit Agnis për futbollin është i madh. Kur të rritet ai dëshiron të luajë për një klub të rëndësishëm jasht vendit madje do që të jetë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare tek të gjitha moshat. .
Edhe pse në një moshë kaq të vogël Agnis duke se ka talent. Prej disa kohësh ai është pjesë e Ekipit Besa për grupmoshën e të vegjëlve dhe ka treguar që përveçse talentit ka edhe dëshirën dhe pasionin për të luajtur me topin e rrumbullakët.
Kavaja është një djep futbolli dhe ka histori në nxjerrjen e talentave.
Për të nuk është e rëndësishmë në çfarë pozicioni luan, ai do vetëm të argëtohet dhe shënojë. Shkon i pari në stërvitje dhe pret ndeshjet të tregojë të gjitha asftësitë e tij.
Traineri i tij Ariel Shtini thotë se ka talent dhe dëshirë. Luan me të dyja këmbët dhe ka aftësi të mira dribluese. I pëlqen të luajë me topin. Agnis Sopi është një nga fëmijët e vegjël të grupit të tij që kanë andrra të mëdha për futbollin.


