Agjentura e huaj sulmon rrjetin kompjuterik të Parlamentit të Australisë

Autoritetet në Australi kanë thënë se janë duke hetuar një tentim për të hakuar rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” se dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

Ai ka thënë se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vjetët e fundit, derisa mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi